Shkrumbohet banesa në katin e dytë të një pallati në Fier, e moshuara dërgohet në spital. Tentoi të dalë nga dritarja

Një banesë është përfshirë nga flakët në katin e dytë të një pallati  në fshatin Mbrostar të Fierit.

Në momentin e përhapjes së flakëve në banesë ka qenë e një e moshuar rreth 70 vjeçe. Punonjësit e qendrës shëndetësore pranë banesës kanë lajmëruar forcat zjarrfikëse.

E moshuara është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Fierit ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se ajo ka pësuar dëmtime fizike pasi ka tentuar të dalë nga dritarja në përpjekje për të shpëtuar nga flakët.

Si pasojë e flakëve janë shkrumbuar të gjitha orenditë në banesë.