Edhe neve na bënë sytë zemra, jo më Marinës nga urimi i Getoarit për ditëlindje

Krahas një fotoje të dy vajzave më të rëndësishme në jetën e tij, Getoar Selimi i ka dedikuar fjalët më të bukura bashkëshortes së tij, Marina Vjollcës për ditëlindjen e saj.

“Që në takimin tonë të parë, e dija se do ta kaloja pjesën tjetër të jetës me ty. Më vjen mirë që kisha të drejtë. Gëzuar ditëlindjen gruas më të mrekullueshme që njoh,”-ka shkruan reperi.

Sigurisht këtij dedikimi kaq të ëmbël i është përgjigjur edhe vetë moderatorja duke komentuar poshtë postimit të tij: Të dua jeta ime, -ka shkruar ajo.