'Është një zhgënjim i madh', Pioli: Interi e meritoi finalen, luajti më mirë se ne

 

Pas eliminimit nga Champions League nga Interi në gjysmëfinale, Stefano Pioli nuk e fsheh hidhërimin e tij.

“Lojtarët dhanë gjithçka, të thuash se i mungoi dëshira nuk më duket e drejtë”,  shpjegoi trajneri i Milanit në intervistën pas ndeshjes.“Interi luajti më mirë se ne në të dyja ndeshjet dhe e meritoi finalen. Sonte zhvilluam një pjesë të parë të mirë dhe krijuam 2-3 raste për të kaluar në avantazh. Më vjen keq sepse një gol mund të ndryshojë inercinë e ndeshjes”.“Ne jemi të zhgënjyer”, vazhdon Stefano Pioli.

“Arritja në finale do të ishte e jashtëzakonshme për karrierën tonë. Është një sezon më i komplikuar nga sa mendonim, por na ka mësuar shumë.”Është një zhgënjim i madh, le ta pranojmë. Ne kemi bërë një rrugëtim të madh në Champions League, duke menduar gjithashtu për atë që bëmë vitin e kaluar, por ne donim të shkonim në finale, sepse kjo vlen.

Ka zhgënjim.Fatkeqësisht këtë gjysmëfinale e kushtëzuam me 15 minutat e para të ndeshjes së parë, më pas për pjesën tjetër ishim në lartësinë e një skuadre të fortë. Kishim dy mundësi për ta zhbllokuar sot. Nuk mund t’i qortoj lojtarët e mi për asgjë: ne u përpoqëm me gjithçka që kishim. Nuk ishim në gjendje të ishim aq të rrezikshëm sa jemi zakonisht, për shkak të kompaktësisë së Interit dhe një ritmi dhe saktësie që duhet të ishte më e mirë.

Ne u përpoqëm sot, por nuk ishim aq të saktë dhe të kthjellët. Në këto ndeshje, Interi na shënoi gola në situatat e para, ne nuk mundëm të bënim të njëjtën gjë”, përfundoi Stefano Pioli.