'Finalja ishte një ëndërr, ndërsa tani realitet', Inzaghi: Do ta kuptojmë më vonë çfarë kemi bërë

Simone Inzaghi nuk e fsheh gëzimin arritjen e tij për herë të parë në finalen e Champions League. Interi mposhti Milanin edhe në sfidën e dytë, dhe për teknikun zikaltër, është momenti t’i gëzohet një ëndrre të kthyer në realitet, por sipas tij, vetëm në ditët në vijim do ta kupjnë se çfarë kanë bërë.

“Në ditët në vijim do të kuptojmë më mirë se çfarë kemi bërë – tha ai për SportMediaset –. Për ne fillimisht ishte një ëndërr, por gjithmonë kemi besuar në të dhe kemi bërë një udhëtim të jashtëzakonshëm. Ka shumë kënaqësi dhe duhet t’i urojmë këta djem.

Jam krenar për gjithçka që ata kanë dhënë në fushë: vrapim, vendosmëri, agresivitet, përqëndrim… U treguam shumë të zotë, fituam katër derbi ndaj kampionëve të Italisë, jam i lumtur për djemtë e mi, është e drejtë që ata të shijojnë mbrëmje të tilla”.

Sa i përket finales së madhe, më 10 qershor, Simone Inzaghi nuk preferon të bëjë asnjë premtim.

“Nuk ka premtime, por gjithmonë kam thënë se angazhimi do të jetë maksimal në të gjitha garat. Ky një muaj e gjysmë ka qenë shumë intensiv, por kemi arritur në dy finale dhe jemi në pozita të mira në kampionat”.

Ndërkohë që për kundërshtarin e Stambollit, Inzaghi nuk jep asnjë emër se kë dëshiron kundërshtar, por thjesht i bën komplimetet të dyja skuadrave.

“Janë dy nga skuadrat më të mira në Europë, ne i dimë cilësitë e tyre, sigurisht që do ta shikoj ndeshjen me shumë interes.”

Në fund tekniku zikaltër bën edhe një koment për muajt e vëshitrë në krye të Interit dhe çfarë ka mësuar prej tyre.

“E di se kush ka qenë gjithmonë këtu dhe kush nuk ka qenë në raste nevoje. E di se çfarë ka ndodhur muajt e fundit, por jam me fat që kam një staf të mrekullueshëm që më ka ndjekur gjatë këtyre 20 muajve. Është e drejtë që mbrëmjet e tilla t’i shijojmë të gjithë së bashku.

Kemi dy finale dhe tre ndeshje të Serie A për të luajtur. Jam krenar që jam në këtë klub, më kërkuan të ktheja Interin në fazën e 1/8-ve, por djemtë e kanë tej kaluar veten. Kaluam beteja shumë të vështira, askush nuk na ka dhuruar asgjë”, përfundoi Inzaghi