Sonte Manchester City-Real Madrid, përballje titanësh në ‘Etihad Stadium’

Liga më e fortë në tokën evropiane, Liga e Kampionëve, sonte vazhdon me ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales ndërmjet Manchester Cityt dhe Real Madridit.

‘Etihad Stadium’ sonte sjell përballje titanësh, pasi do ballafaqohen aktualisht dy skuadrat më të forta evropiane që synojnë të prekin finalen e garës më të madhe në Kontinentin e Vjetër.

Dueli i parë mes Realit dhe Cityt ishte mbyllur barazim 1-1, ndaj sonte pritet një sfidë e zjarrtë e cila do të përcaktojë finalistin e dytë të këtij edicioni të garave në ‘Champions’.

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola, dhe homologu i tij te Reali, Carlo Ancelottit, do të kërkojnë nga të besuarit e tyre që të japin më të mirën në ‘tapetin’ e nxehtë të ‘Etihad Stadium’.

Skuadra fituese e ndeshjes City-Real, në finale do të takohet me Interin, i cili mbrëmë eliminoi Milanin.

Kryesfida mes Manchester Cityt dhe Real Madridit fillon në orën 21:00.