Kristjan Asllani flet pasi arriti në finalen e Championsit me Interin: Është ndjenjë fantastike

Shqiptari që luan për Interin, Kristjan Asllani, është shprehur i lumtur me kalimin në finale të Ligës së Kampionëve.

“Është një sukses i madh, është viti i parë me këta lojtarë fantastikë, kemi bërë një gjë fantastike”, ka thënë Asllani.

“Ishte një ndeshje e vështirë, e vështirë per neve, jam tifoz interist, t’i dëgjojë këta tifozë duke kënduar është kënaqësi për mua”.

Interi është kualifikuar në finale, pasi e mposhti Milanin me rezultat të përgjithshëm 3-0, në të dy ndeshjet.