'Një epokë e mbrojtjes po përfundon'/ Bonucci konfirmon mbylljen e karrierës

Mbrojtësi i Kombëtares së Italisë, Leonardo Bonucci, e ka konfirmuar lamtumirën në fund të kontratës së tij me Juventusin.

Bonucci do të largohet nga futbolli aktiv gjatë vitit të ardhshëm (2024).

Përmes një interviste, ai tregoi se nuk do të vazhdojë karrierën pas përfundimit të kontratës me “Zonjën e Vjetër”.

“Kur të largohem pas një viti, një epokë e mbrojtjes do të përfundojë. Jam shumë krenar me atë që kam bërë te Juventusi”, ishin fjalët e mbrojtësit italian.

36-vjeçari gjatë karrierës ka arritur të fitojë tituj të shumtë, përfshi këtu 9 Serie A, 4 Kupa të Ligës dhe 5 Super Kupa të Italisë.