Hera e 6-të/ Historiku i sukseseve dhe disfatave të Interit në finalet e Ligës së Kampioneve
Interi arriti në finalen e Champions League për herë të gjashtë në historinë e tij.
Në total zikaltrit kanë deri tani pesë finale të luajtura dhe më 10 qershor në Stamboll do të diskutojnë të gjashtën me njërën prej dy skuadrave që do të përcaktohet mbrëmjen e sotme, Manchester Cityn ose Real Madridin.
Nga 5 finalet e zhvilluara deri tani, Interi ka fituar 3 trofe dhe ka humbur 2.
Finalet
Në vitin 1964 zikaltrit mposhtën 3-1 Real Madridin.
Në vitin 1965 Interi fitoi për herë të dytë Ligën e Kampioneve, duke mposhtur 1-0 Benfikën në “San Siro”.
Në vitin 1967 vjen disfata e parë e Interit në finale, ku humbi 2-1 me Celtic.
Në vitin 1972 humbi finalen me Ajaxin e Johan Cruyff me rezultatin 2-0.
Në 2010-ën, që mbahet mend si viti i tripletës, Interi fitoi 2-0 kundër Bayernit të Mynihut 2-0 me 2 golat e shënuar nga Diego Milito.