Historike/ Flamuri shqiptar në majën e Europës, Kristjan Asllani bëhet i pari lojtar kuqezi që mbërrin në finalen e Champions
Me fitoren ndaj Milanit (1-0), lojtarët e Interit arritën finalen e Ligës së Kampionëve, që do të thotë edhe se mesfushori shqiptar Kristjan Asllani do të luajë ndeshjen më të madhe të karrierës së tij.
Padyshim një arritje e madhe për një lojtar 21 vjeçar, i cili do të jetë gjithashtu futbollisti i parë shqiptar në një finale të Ligës së Kampionëve.