'Përplasje' e re e koreografike mes tifozëve të Interit dhe Milanit, foto mbresëlënëse vijnë nga 'Meazza'

Pasi të dy grupet e tifozëve zhvilluan koreografi të shkëlqyera në ndeshjen e parë, e njëjta gjë ndodhi në fillimin e revanshit mes Interit dhe Milanit.

Derbi “della Madonnina”, një përplasje e madhe e mes rivalëve nga Milano, njihet ndër të tjera për koreografitë e shkëlqyera që  bëjnë tifozeritë e të dyja skuadrave, secili në tribunën e tyre.

Koreografinë e “ndeshjes” e morëm edhe sonte, me faktin se kësaj radhe Interi, si mikpritës i ndeshjes, kishte të drejtën e tre çerekut të stadiumit dhe mbi tre tribuna, krijuan një koreografi të madhe.

Me tekstin “Fitorja do të thotë jetë” në latinisht, tifozët e Interit thanë atë që donin sonte.

Nga ana tjetër, tifozët e Milanit thanë “Sulm”, që do të thotë se besojnë në një sensacion dhe kualifikim eventual pavarësisht se në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pra në ndeshjen e dytë, kanë hyrë me dy gola disavantazh.

Kujtojmë që pjesa e parë e duelit mes Inter dhe MIlan ka përfunduar në barazim 0-0.