Inter-Milan/ Pjesë e parë emocionuese, portierët bëjnë heroin në euroderbin e Champions

Ka përfunduar në barazim 0-0 pjesa e parë e euroderbit mes Inter dhe Milan, e vlefshme për gjysmëfinalet e Champions League.

Rastet nuk kanë munguar nga të dyja skuadrat në 45 minutat e para, por lojtarët u ndalën nga portierët e ekipeve respektive.

Kështu mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në pjesën e dytë, nëse do të ndryshojë diçka apo do të mbetet kështu rezultati.

Kujtojmë që Inter ka fituar me rezultatin 2-0 në gjysmëfinalen e parë ndaj Milan.