Ka kohë që është te Chelsea, emri në fanellën e skuadrës kampione të Barcelonës shkakton konfuzion
Sulmuesi i Gabonit, Pierre-Emerick Aubameyang u bë kampion i Spanjës me Barcelonën, ndonëse nuk e ka veshur fanellën e klubi blaugran që nga gushti i vitit të kaluar.
Fundjavën e kaluar, lojtarët e Barcelonës festuan titullin e 27-të të kampionatit spanjoll, kur vizituan rivalin e qytetit Espanyol (fitore 2-4). Krahas atyre heronjve, që e sollën titullin, sigurisht që bie në sy një emër.
Bëhet fjalë për Pierre-Emerick Aubameyang, i cili fitoi kampionatin e parë në karrierën e tij. Ai e fitoi trofeun me Barcelonën, ndonëse është pjesë e Chelseat që nga fundi i gushtit të vitit të kaluar.
Kjo u mundësua nga fakti se ai luajti tetë minuta në pjesën e parë të sezonit të ri në futbollin spanjoll. Bëhet fjalë për ndeshjen ndaj Rayo Vallecano-s, e cila përfundoi pa gola në Camp Nou, dhe në të cilën Aubameyang luajti tetë minuta sepse hyri në lojë vetëm në minutën e 82-të.
Pierre-Emerick Aubameyang is listed on Barcelona's official t-shirt celebrating their LaLiga title ?
— ESPN FC (@ESPNFC) May 15, 2023
Aubameyang is a LaLiga champ ❤️ pic.twitter.com/PRB7yJ9lO9
Kjo u pasua nga një kalim te Chelsea. Blutë nga Stamford Bridge i paguan Barcelonës 12 milionë euro për të, por kjo nuk solli asgjë të mirë, pasi gabonezi u hoq plotësisht nga lista. Aty ai përjetoi poshtërimin më të madh në karrierën e tij pasi nuk u regjistrua as për pjesën e dytë të sezonit në Champions League.
Ndërkohë, edhe Aubameyang tregoi sërish se e do Barcelonën. Edhe pse lojtar i Chelseat, ai ishte në Camp Nou në mars dhe besoni apo jo, festoi fitoren ndaj Real Madridit në dhomën e zhveshjes, gjë që është e pabesueshme pasi hyrja në dhomat e zhveshjes është rreptësisht e ndaluar për anëtarët që nuk janë të ekipit.
Barcelona ka printuar emrat e fituesve, pra lojtarët që kanë fituar titullin, në fanellat e tyre zyrtare të kampionatit. Mes tyre është edhe emri i Aubameyang, i cili shkaktoi shumë konfuzion. Shpjegimi sesi gabonezët u bënë kampion i Spanjës qëndron në rregullat e La Ligës, të cilat ndryshojnë nga ato të Premier League.
Tani Auba mori një medalje për titullin kampion të Spanjës. Shpjegimi është i thjeshtë. Në Angli ekziston një rregull që një futbollist duhet të luajë të paktën pesë ndeshje për të marrë një medalje për kampionin dhe fituesin e ligës, por në Spanjë mjafton vetëm një minutë, që do të thotë se Aubameyang doli kampion i Spanjës me vetëm tetë minuta të luajtura gushtin e kaluar.