Gati për sfidën më të rëndësishme të sezonit në Superiore, Partizani mbyll përgatitjet për derbin

Tirana do të presë nesër në orën 18:30 në stadiumin “Air Albania” Partizanin në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Kategorisë Superiore.

Një derbi që pritet të ndezë kryeqytetin dhe që mund të jetë vendimtar për sezonin.

Të kuqtë kanë kryer seancën e fundit përgatitore në prag të supersfidës. Nga fotot e publikuara në profilin zyrtar të Partizanit duket edhe presidenti Gazment Demi i cili ka vëzhguar futbollistët.

Postimi i plotë

????? ????? ??̈?????????
[?]  Skuadra i ka dhënë fund përgatitjeve në prag të takimit ndaj Tiranës, i vlefshëm për javën e 33 të kampionatit. Seanca e fundit është zhvilluar sot në orën 11:00 në stadiumin “Arena e Demave”. Gjendja fizike e skuadrës është mjaft pozitive dhe për këtë takim grupi është i plotë. Takimi Tirana – Partizani do të luhet ditën e mërkurë ora 18:30 në stadiumin “Air Albania”.
#PërjetMeTyPartizan