Materazzi i surprizon të gjithë me vendimin, legjenda e Interit do të ndjekë ndeshjen ndaj Milanit me...

Legjenda e Interit, Marco Materazzi, do të ndjekë ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Milanit sonte në shoqërinë e tifozëve më të zjarrtë zikaltër nga tribuna e Curva Nord.

Materazzi ka postuar një sondazh në Instagram në mënyrë që ndjekësit e tij të votojnë se ku do të shikojnë derbin me kuqezinjtë.

“Çfarë më sugjeroni”, pyeti Materazzi ndjekësit e tij dhe u ofroi dy opsione dhe ata më së shumti votuan për tribunën Curva Nord.

Materazzi do të shikojë derbin dhe luftën për finalen e Champions League me ultrasit e Interit.

Ishte ai që ishte në fushë kur Interi fitoi Ligën e Kampionëve për herë të fundit në vitin 2010 nën drejtimin e trajnerit Jose Mourinho.

Interi ka epërsi 2-0 përpara ndeshjes së kthimit.