Gjermania, 'selam' Kurtit, 'sa më shpejt Asociacionin'

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka ftuar Kosovën që sa më shpejt ta harton një draft-statut për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

 
Pas takimit me anëtaret e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, ambasadori gjerman ka thënë se përmes një drafti të tillë do të shihen idetë e Kosovës për Asociacion.
 
“Versioni më i mirë, drafti më i mirë për Kosovën, mund të hartohet nga vetë Kosova. Mirëpo, një version nuk është një draft, kështu që na duhet një draft nga Kosova së shpejti që ta shohim se çfarë ide konkrete ka për Asociacionin. Ky është obligimi i Kosovës që ta përshpejtojë procesin”, ka thënë Rhode..