Flet agjentja e Pogba: Kontrata e tij me Juventusin do të respektohet

 

Paul Pogba është detyruar dhe njëherë të ndalojë së luajturi pas një dëmtimi të pësuar ndeshjen mes Juventusit dhe Cremoneses. Mesfushori francez pësoi një lëndim në kofshë dhe u zëvendësua që në pjesën e parë pasi niste si titullar pas më shumë se 1 viti.

Për gjendjen e 30-vjeçarit dhe për të ardhmen e tij, ka folur vetë agjentja e tij, Rafaela Pimenta. “Çdo gjë mund të ndodhë, ne jemi të gjithë qenie njerëzore dhe nuk mund të kontrollojmë gjithçka që ndodh në trupin tonë.

Shpresoj që Pogba të mund të dalë sa më shpejt nga kjo periudhë. A do të respektohet kontrata e tij me Juventusin? Absolutisht, pse jo.” – u shpreh agjentja Rafaela Pimenta.

 

Pogba ka një kontratë me Juventusin që i mban të lidhur deri në qershor të vitit 2026. Mesfushori francez nuk ka mundur të jetë vendimtar te bardhezinjtë këtë sezon, pasi dëmtimet kanë qenë shkaku kryesor.