", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/May/16/auto_640-0-1-16842264261684240421.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

E rëndë në Brazil, 14-vjeçari qëllon me stilolaps në fytyrë shoqen e klasës (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil, ku një 14-vjeçar ka goditur disa herë me stilolaps shoqen e klasës.

Në videon e postuar në internet, shihet se 14-vjeçari bashkë me dy shokë të klasës kanë qenë duke prezantuar një projekt para klasës. Shkak ka qenë tallja e shoqes së klasës, për shkak se adoleshenti nuk shqiptonte mirë fjalët.

Mediat e huaja shkruajnë se 14-vjeçari është arrestuar, pasi akuzohet për tentativë vrasje.

Babai i djalit ka reaguar, duke pretenduar se djali i tij ishte subjekt i bullizmit dhe se nuk kishte asnjë arrestim. Ai shtoi gjithashtu se duhej të zhvendosej në një lagje tjetër pasi kishte marrë kërcënime me vdekje pas incidentit.