Një barazim që shpëton sezonin, mbrojtësi i Kombëtares siguron qëndrimin në Serinë A
Empoli ia doli të merrte një barazim 1-1 ndaj Sampdorias në transfertë, duke marrë një pikë të rëndësishme që shpëtoi sezonin.
Me pikën e marrë në transfertë, Empoli e sheh veten tashmë në vendin e 14 në klasifikim, me 9 pikë më shumë se Verona e vendit të 18-të që të çon në Serinë B.
Duke parë ndeshjet direkte mes skuadrave, Empoli ka siguruar matematikisht qëndrimin në Serinë A italiane edhe për një tjetër sezon.
Pjesë e Empolit është mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli, i cili në ndeshjen ndaj Sampdorias u aktivizua në minutën e 32-të të takimit.
Mbrojtësi i Kombëtares zhvilloi në këtë mënyrën ndeshjen e tij të 23-të këtë sezon dhe është vlerësuar me notën 6.5 në ndeshjen ndaj Sampdorias.