Momenti i sikletshëm i Edi Ramës gjatë FOTOS me dy vajza

E pavullnetshmja është e pakontrollueshme. Është ky me shumë gjasë edhe ajo që ka ndodhur me Kryeministrin Edi Rama ndërsa ka pozuar me dy vajza, gjatë takimeve të tij në kuadrin e turit me të rinjtë që votojnë për herë të parë.

Syri.net ka siguruar një foto në të cilën kryeministri i veshur me tuta sporti, duket se ka një moment të sikletshëm ndërsa po pozon me dy vajzat e reja, të cilat në respekt të privatësisë së tyre ia kemi mbuluar imazhet.

Ndërsa komentet për këtë foto janë të lira edhe njëherë, këshilla për kryeministrin është: Njerëz të gjallë jemi dhe edhe ndodh. Por për hir të asaj që përfaqëson, vishu si duhet kur del në publik sepse “zogu” i aparatit nuk të fal, sidomos ku është edhe HD.