Lufta në Ukrainë, tre të plagosur nga sulmet ajrore ruse në Kiev

Të paktën tre civilë janë plagosur në Kiev të Ukrainës, nga sulmet ajrore ruse.

Sirenat e sulmit ajror ranë në të gjithë qytetin pasi sistemi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës u aktivizua për të përgjuar UAV-të dhe objekte të tjera fluturuese mbi disa rrethe, tha kryebashkiaku, Vitaliy Klitschko përmes një postimi në Telegram.

Përpos plagosjes së tre qytetarëve, mësohet se nga rënia e mbeturinave u dogjën disa makina dhe dëmtua një ndërtesë.