E rëndë/Sherr me thika në një shkollë në Kamëz, plagoset një 15-vjeçar

Më datë 16.05.2023, në Kamzë, në ambientet e jashtme të shkollës "Ahmet Zogu", janë konfliktuar dy nxënës shkolle.

Gjatë konfliktit shtetasi K. Gj., 18 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një 15-vjeçar, i cili si pasojë është dëmtuar lehtë në krah.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.