'Të përsërisim historinë e 44 viteve më parë', Colella: Derbi vendimtar, humbja na nxjerr nga loja

Trajneri i Partizanit, Giovani Colella është i përqendruar në derbi por ndryshe nga Orges Shehi ai beson se kjo është ndeshja që vendos sezonin e skuadrës së tij.

“Është një ndeshje shumë e vështirë e cila do të përcaktojë edhe fatet e këtij sezoni duke parë që diferenca është 2 pikë. Është normale që për të arritur te suksesi duhet të luash edhe ndeshje të tilla. Në këtë ndeshje vijmë mjaft mirë dhe si rrallëherë nuk kemi probleme me mungesat apo dëmtimet. Jemi shumë të qetë. Në të tilla ndeshje nuk ka shumë rëndësi taktika por përqendrimi dhe karikimi që ka skuadra.

Nëse humbasim shkojmë 5 pikë dhe do të ishte e vështirë të rikuperojmë më pas sepse mbeten vetëm 3 ndeshje. Gjithsesi, edhe nëse e fitojmë derbin nuk do të jemi kampionë por kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Gjatë muajve të fundit skuadra ka ardhur në rritje dhe vijmë mirë në këtë ndeshje.

Shpresoj që të përsëris historinë. Edhe nëse fitojmë nuk shpallemi kampion sepse kemi edhe 3 ndeshje të tjera. Kam respekt për kundërshtarin sepse është e ekuilibruar dhe e rreshtuar mirë në fushë. Duhet të përqendrohemi mirë sepse Tirana edhe pse ka mungesa luan për jetë a vdekje dhe kjo është e bukura e derbit.

Llogaritë bëhen gjithmonë në fund. Jam mësuar që llogaritë ti bëj deri në minutën e fundit. Kemi bërë gjëra të mira gjatë vitit por edhe gabime por vlerësimet bëhen në fund të kampionatit. Ka jetë dhe shpresë. unë mendoj se nuk ka ngjashmëri pasi lojtarët kanë karakteristika të ndryshme në fushë dhe jashtë fushe. Ndoshta kemi lojtarë të njëjtë por ndryshe në futboll. Puna dhe profesioni im është të vlerësoj personat dhe çdo lojtar është unik.

Unë e kam mbyllur karrierën si futbollist. Sigurisht si lojtar do të më pëlqente të luaja në derbi ndaj Tiranës. Kam qenë i keq. Vështirë se më kalonte miza pa e vrarë. Të them të vërtetën derbi është ekzaltues. Kam luajtur shumë ndeshje dhe kam drejtuar por derbi i Tiranës është shumë special. Jam i bindur se dy skuadrat do të japin maksimumin dhe do të jetë ndeshje e bukur”, u shpreh Colella.