Pasi largohet Rama, ja kë thërret Ilir Meta në zyrën e tij

Në orën 15:00 në zyrën e Ilir Metës u zhvillua një takim mes Ramës dhe dy zyrtarëve të BE David McAllister dhe Knut Fleckenstein.

Takimi mes 4 politikanëve zgjati rreth 1 orë, e pas largimit të dy eurodeputetëve, Kryeministri Rama qëndroi edhe për disa minuta në zyrën e aleatit të tij Meta.

Pas largimit të Edi Ramës, në zyrën e Ilir Metës është parë të hyjë edhe nënkryetari i Kuvendit e kreu i PDIU Shpëtim Idrizi.

Ky i fundit ka qëndruar për disa minuta duke bashkëbiseduar me kryeparlamentarin për negociatat që zhvillohen dhe më pas u largua.

Ndërkohë, Meta vazhdon të qëndrojë në zyrë i shoqëruar nga Petrit Vasili dhe Luan Rama.