Melyshi rikthen demokratët në Mirditë pas 12 vitesh: Mundi ynë, mbrojtja e votës

Albert Mëlyshi kandidati fitues nga koalicioni “Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Mirditës i ftuar në ''Kafe Shqeto'' në Syri Tv , u shpreh falenderues për besimin që i dhanë mirditorët nëpërmjet votës. Mëlyshi gjithashtu shtoi se ndjen përgjegjësi mbi supe për drejtimin e Mirditës në katër vitet e ardhshme.

Të jem i sinqertë ndjehem shumë me përgjegjësi për atë besim që mirditorët më dhanë në mënyrë që këto 4 vite duhet medoemos të punojmë maksimalisht.

Mendoj që qasja e pushtetit ka qenë e njëjtë në 3 bashkitë Pukë, Fushë Arrëz, dhe Mirditë dhe si duket qytetaret kanë vendosur të zgjedhin opozitën për të ndryshuar modelin e qeverisjes por dhe se kandidatët janë banorë të këtyre qyteteve dhe jetojnë aty me hallet dhe shqetësimet e tyre dhe kane një besim, tek opozita. Qasja që kërkonin qytetarët në këto tre qytete ishte domosdoshmërisht ndryshimi  i mënyrës se si qeveriset pushteti lokal. Ndërsa përsa i përket Kurbinit dhe Lezhës mënyra se si u ushtrua poresion ndaj qytetarëve bënë që fatkeqësisht të tjetërsohej vullneti i tyre.

Më vjen keq ta them po çdo herë që ka zgjedhje duhet të kesh një ushtri, struktura që ruajnë dhe mbrojnë votën e  lirë dhe nuk ke qasjen demokratike që duhet.