Hoxhaj takon ish-kryeministrin danez në Kopenhagë, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, është duke qëndruar në Danimarkë për një vizitë zyrtare ku po merr pjesë në Samitin e Demokracisë në Kopenhagë.

Hoxhaj, ish-ministër i jashtëm, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka takuar në Kopenhagë ish-kryeministrin e Danimarkës, Anders Fogh Rasmussen.

“E takova mikun më të madh politik të Kosovës në Danimarkë, Anders Fogh Rasmussen, i cili si kryeministër i Danimarkës, e mbështeti Kosovën gjatë përcaktimit të statusit final dhe është ndër të parët që njohu pavarësinë tonë”, ka shkruar Hoxhaj.

Ai, tutje tha se e falënderoi për këtë mbështetje dhe për mbështetjen e madhe ndaj Kosovës sa ishte sekretar gjeneral i NATO-s.