", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO - FOTO/ Aksidenti masiv në Sukth pas atentatit mafioz

Pas atentatit me 2 viktima tek mbikalimi i Sukthit në Durrës, një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi vetëm pas 1 ore.

Pesë automjete u përshinë në një aksident. Raportohet se nuk ka të lënduar. Nga videot dhe fotot nga aksidenti, që janë publikuar nga “JOQ”, tregojnë me makinat e përfshira kanë pësuar dëmtime serioze.

Aksidenti masiv ka ndodhur në Sukth, shumë pranë vendit ku rreth orës 14:00 të ditës së sotme ndodhi atentati me armë zjarri dhe si pasojë dy persona ngelën të vdekur.

Ish-efektivit i policisë Ervin Dalipaj dhe miku i tij Juxhin Dauti humbën jetën pas një atentati mafioz.