‘Manipulim zgjedhor i çmendur i Ramës për t’u mbrojtur nga gjyqi i McGonigal’/ Gazetari amerikan: Pritej...

Gazetari i njohur amerikan dhe eksperti i inteligjencës, John Schindler, reagoi pas zgjedhjeve në Shqipëri, të cilat regjistruan një manipulim elektoral në shkallë industriale.

Schindler, i cili shkruan për gazetën e njohur të kryeqytetit amerikan ‘Washington Examiner’, shpërndau fillimisht një postim të Live Monitor, ku thuhet se Rama manipuloi zgjedhjet për t’u mbrojtur nga gjyqi i Charles McGonigal.

“Edi Rama dhe socialistët u tërbuan duke manipuluar votat në Shqipëri për të mbrojtur veten nga një gjyq i McGonigal.

60 deri në 70 përqind fitore edhe në bastionet e opozitës?

Qesharake, thjesht nuk është e mundur,” shkruan Live Monitor.

Duke komentuar në këtë postim, gazetari Schindler shkruan se kjo ishte e pritshme.

“Zot, e kush nuk e kishte parashikuar këtë gjë?” thekson Schindler.

Kujtojmë se gazetari ka denoncuar aferën Rama-McGonigal, duke e cilësuar si një nga skandalet më të mëdha në historinë e inteligjencës amerikane.