VIDEO/ Genc Burimi: Berisha sot mishëron të vetmin opozitar të Shqipërisë

Në lidhje direkte nga Parisi, gazetari shqiptar Genc Burimi është shprehur për ‘Task Force’ me Sonila Meçon, në SYRI TV se, Sali Berisha është kryeopozitari i Shqipërisë.

Burimi u shpreh se ‘sot që Berisha të pezmatohet, por Berisha sot mishëron të vetmin opozitar të Shqipërisë, sondazhet e quan 35%, pak a shumë edhe vota’.

‘Shqiptarët sot e treguan me sondazhe dhe votë, se sot Berisha është kryeopozitari. Ky është leksioni i parë sot. Ai sot kryetari. E duam, se duam, i vjetër, i ri, i ashpër në gjuhë, ky është sot leksioni i parë.

Tani varet nga Berisha se si do ta përkthejë këtë besim që i jep atij populli opozitar, sepse e ka vënë sot në krye, sepse nuk është gjë e pakët. U trajtua non grata, u trajtua faqja e zezë e Shqipërisë, ai hyri në politikë tamam në muajin shtator 2021. Nuk dua sot që Berisha të pezmatohet, por Berisha sot mishëron të vetmin opozitar të Shqipërisë, sondazhet e quan 35%, pak a shumë edhe vota.

Atëherë sot a ka apo nuk ka ndonjë plan Berisha që ta përkthejë në një rimarrje të plotë të PD-së, për të qenë kjo parti në gjendje të rivalizojë në kushte të barabarta me establishmentin në vitin 2025’, u shpreh Genc Burimi në SYRI TV.