Të shtëna me armë tek Pediatria, policia i burgjeve plagos veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme tek Pediatria në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë.

Burimet paraprake nga policia kanë bërë të ditur se tek parkimi i pediatrisë, një person dyshohet se është vetëplagosur në makinën e tij me një armë zjarri pistoletë.

Personi i veteplagosur mesohet se eshte nje efektiv i policise se burgjeve. 

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Më datë 15.05.2023, rreth orës 18:10, te spitali ‘Nënë Tereza’, te parkimi i urgjencës së pediatrisë, shtetasi Sh. H., 47 vjeç, (punonjës Policie në sistemin e burgjeve) dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit që mbante me vete.

47-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.