Pezullohet numërimi në Kurbin, shkak personat e paautorizuar në KZAZ

Në dy Bashki është pezulluar procesi i numërimit të votave.

Kjo sepse referuar njoftimit zyrtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëhet fjalë se në një KZAZ ka persona të paautorizuar, për rrjedhojë i është kërkuar Policisë së Shtetit që të ndërhyjë.

‘KZAZ nr.15 në bashkëpunim me Policinë e Shtetit tëmarri masa që gjatë procesit të numërimit të jenë prezent në ambientet e vend numërimit të votave vetëm anëtarët e KZAZ dhe sekretari, anëtarët e grupeve të numërimit, vëzhguesit e subjekteve zgjedhore, vëzhguesit e tjerë të akredituar, kandidatët dhe media, si dhe personeli teknik i autorizuar nga KQZ. Ngarkohen KZAZ nr.15 dhe Policia e Shtetit për zbatimin e këtij urdhri’, thuhet në njoftimin e KQZ.

Ndërkohë, në Kavajë, procesi është pezulluar për shkak të lodhjes së komisionerëve dhe pritet që të nisë në një moment të dytë.