VIDEO-SYRI TV/ Në Shkodër Rama vjedh më shumë se dhe sondazhet e porositura

Në Shkodër Edi Rama vjedh më shumë se dhe sondazhet e porositura. Edhe pse sondazhet e publikuara nga vetë mediat që kontrollon, tregonin fitore të kandidatit të kolaicionit ‘Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia kundrejt atij të PS Benet Beci, duket se grabitja e votës ka qenë edhe më madhe nga manipulimet e makineria shtetërore.

Me manipulimet dhe makinerinë shteterore  në Shkoder, Rama tejkaloi dhe sondazhet e porositura vetë në televizionet që i kontrollon.

Sondazhi i Piepolit të publikuar në Report tv më datë 12 maj, vetën 2 ditë para zgjedhjeve, kandidati I ‘Bashke fitojmë; Bardh Spahia votohet nga 62% e shkodranëve kundrejt 42% të Benet Becit pra me një diferencë prej 20% para.

Teksa ne rastin me të mire për mazhorancën në një sondazh tjetër të bërë nga Top Chanel, jepet ky rezultat nga kompani  “Angi Ricerche” pak ditë para zgjedhjeve, ku  kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia, merr 49.8 përqind të votave, ndryshe nga sondazhi i parafundit ku ishte edhe më në avantazh duke e nxjerrë fitues me një diferencë prej 6 pikësh.

Ky është nga rastet e rralla ku  Rama dhe mazhoranca tejkalojnë në vjedhje dhe manipulim disa fish, dhe sondazhet e veta me optimiste të porositura.