Ja çfarë u tha Rama gazetarëve pas takimit me dy zyrtarët e BE-së

Negociatori i huaj David McAllister ka përfunduar takimin në kryesinë e Kuvendit me kryeministrin Rama dhe kryetarin e parlamentit Meta.

Tashmë është ai ndodhet në selinë e PD ku po bisedon me Lulzim Bashën. Nuk ka ende asnjë detaj se çfarë ka propozuar negociatori për zgjidhjet e krizës.

Ndërsa Edi Rama nuk e ka kursyer një batutë për gazetarët e interesuar tek Kryesinë e Kuvendit.

“Mos na e zini rrugën se boll na e kanë zënë ata…”, shprehet Kryeministri dhe largohet pa thënë asnjë fjalë për takimin me McAllister.