DINAMIKA/ Ndjekje me shpejtësi të lartë, si ndodhi atentati mafioz në autostradë

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e sotme në Sukth, ku dy persona humbën jetën në një atentat mafioz. Viktimat Ervin Dalipaj (ish-shef i krimit ekonomik në Tiranë) dhe Juxhin Dauti udhëtonin me një makinë top Audi, kur prapa tyre u shfaq një automjet ngjyrë e zezë.

Skema është parë nga banorë të zonës. Ata i kanë thënë grupit hetimor se dy makinat udhëtonin me shpejtësi të lartë në rrugën e vjetër Tiranë-Durrës. Makinat udhëtonin paralel, ndërsa autorët qëllonin me breshëri në drejtim të makinës ku ndodheshin dy makinat.

Automjeti i tyre u qëllua me breshëri kallashnikovi, sidomos nga ana e shoferit. Për shkak të të shtënave me armë, makina tip Audi humbi kontrollin dhe përfundoi jashtë rruge.

Skema e këtij atentati i ngjason atyre të filmave hollivudianë. Dëshmitarët shpjeguan gjithashtu se makina e autorëve u largua në drejtim të Shijakut. /SYRI.net/