Forcat e armatosura shprehin kënaqësinë për 'suksesin e parë' të sulmit në periferi të Bakhmut

Forcat e armatosura ukrainase shprehën sot kënaqësinë për "suksesin e parë" të ofensivës së tyre në periferi të Bakhmutit në Ukrainën lindore, beteja më e gjatë dhe më e përgjakshme në konfliktin me Rusinë.

"Përparimi i trupave tona në zonën e Bakhmut është suksesi i parë i ofensivës" që synon mbrojtjen e këtij qyteti, të cilin rusët janë përpjekur ta pushtojnë që nga vera e kaluar, tha komandanti i forcave tokësore ukrainase Oleksandr Sirksi, sipas Ministrisë së Mbrojtjes. 

Përveç kësaj, zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes Hana Maliar deklaroi sot se planet e Rusisë për të pushtuar Bakhmutin nuk kanë ndryshuar dhe forca të reja po dërgohen në periferi të këtij qyteti.

Maliar e bëri komentin në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram.