U rrahën në rrugë ditën e zgjedhjeve, procedohen penalisht dy të rinj në Librazhd

Procedohen penalisht dy të rinj në Librazhd. Bëhet fjalë për shtetasit S.F., 20 vjeç, banues në fshatin Bushtricë  dhe A.K., 34 vjeç  banues në Qukës, për veprën penale "Plagosje e  lehtë me dashje".

Këta shtetas ditën e zgjedhjeve, me 14 maj, rreth orës 19:20,  në fshatin Qukës-Skëndërbe, Njësia Administrative  Qukës, Librazhd, për  motive  të dobëta, në  rrugë  kanë  goditur njëri-tjetrin  me sende të forta.

Shtetasit e lartpërmendur, për motive të dobëta dhe jo elektorale  kishin debatuar verbalisht me njëri- tjetrin edhe  disa  ditë  më  parë.

Materialet proçeduriale, i kaluan  Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.