Meidani pyet Ramën për bllokimin e rrugëve: Dje paqësisht apo sot me atentat mafioz?

Denion Meidani, djali i ish-Presidentit Rexhep Meidani, ka ironizuar Kryeministrin Edi Rama për protestën e djeshme të opozitës dhe atentatin e sotëm me dy të vdekur në Sukth.

Në një status në facebook, ai shkruan në formë pyetëse, nëse është më mirë që trafiku të bllokohet nga protesta e opozitës që kërkon zgjedhje të lira, apo nga atentati i sotëm mafioz në mes të ditës.

“Me mire kur bllokohet autostrada nga nje proteste paqesore qe kerkon zgjedhje te lira e te ndershme sesa kur bllokohet nga nje atentat mafioz i ekzekutuar ne mes te dites me arme luftarake te kalibrit te rende”, shkruan Denion Meidani në Facebook.