Celibashi urdhëron KZAZ-të: Numërimi të vazhdojë pa ndërprerje

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi ka urdhëruar KZAZ-të që të vazhdojnë numërimin e votave pa ndërprerje. 

Në urdhrin e Celibashit u kërkohet KZAZ-ve që të marrin masa për zëvendësimin në kohë të anëtarëve të grupeve të numërimit. 

Gjithashtu, kreu i KQZ u kërkon KZAZ-ve të plotësojnë dhe administrojnë në mënyrë të saktë tabelat e rezultatit dhe çdo dokument tjetër zgjedhor si dhe t'i përcjellin ato në KQZ.