", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/May/15/auto_skena-1130x6351684105678.png", "width": 900, "height": 506 } }

VIDEO/ Lojtarët e Barcelonës sulmohen nga tifozët kundërshtarë kur po festonin titullin

Lojtarët e Barcelonës u përzunë jashtë fushës nga tifozët e zemëruar të Espanyolit ndërsa festonin titullin e La Ligas në shtëpinë e rivalëve lokal.

Katalanasit morën në një fitore 4-2 në shtëpinë e fqinjëve të tyre të dielën për të fituar titullin e tyre të parë në ligë pas katër vitesh.

Në bilbilin e fundit, yjet e Barçës dhe trajneri Xavi u mblodhën në rrethin qendror për t’u kapur për dore dhe të festonin.

Por, ky rast u dëmtua nga disa tifozë të Espanyolit, të cilët shmangën sigurinë dhe vrapuan për të prishur festimet.

Lojtarët e tmerruar të Barcelonës vrapuan menjëherë drejt tunelit për t’i shpëtuar turmës së zemëruar.