Juventus bën detyrën, mposht Cremonese-n dhe blindon vendin e dytë

Juventusi ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat duke mundur me rezultatin 2-0 Cremonesen.

Bardhezinjve të Allegrit iu desh pjesa e dytë për të gjetur avantazhin me Fagiolin dhe në minutat e fundit ishte dhe Bremer që dyfishoi shifrat.

Kështu Juventusi vazhdon të qëndrojë në vendin e dytë me 69 pikë duke marshuar drejt Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm, ndërsa Cremonese vazhdon të jetë në luftë për mbijetesë.