AEK fiton titullin pas pesë sezonesh, nis festa në Athinë

AEK i Athinës është kampioni i Greqisë për sezonin 2022-2023 të.

Klubi kryeqytetas mundi me rezultatin 4-0 Volosin dhe shkon në kuotën e 83 pikëve, ndërsa Panathinaikos, që u ndal në barazimin 1-1 nga Aris, po shpresonte në humbjen e AEK, por diçka e tillë nuk ndodhi.

Për AEK-un ky është titulli i 13-të në histori, me tifozët që festuan në “OPAP Arena”. Kështu AEK i Athinës rikthehet te tituli kampion pas pesë sezonesh.