Breshëri plumbash në Shkodër

Breshëri plumbash pranë një ish- fabrike në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 17:00, në Shirokë, tek një ish fabrikë, ku është qëlluar me armë zjarri në ajër.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën e bllokuan gjashtë gëzhoja kalibër 7.62 mm, një pushkë me një krehër pa fishek, njofton policia.

Aktualisht po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Dyshimet paraprake flasin për një konflikt mes disa personave ndërkohë që rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

/Syri.net/