Lufta në Ukrainë, bombardimet ruse vrasin 8 civilë dhe plagosin 16 të tjerë në Kherson dhe Donetsk
Të paktën 8 civilë kanë humbur jetën dhe 16 te tjerë kanë mbetur të plagosur nga bombardimet ruse në Kherson dhe Donetsk të Ukrainës.
Lajmi është bërë i ditur nga guvernatorët e dy qyteteve.
Pavlo Kyrylenko, guvernatori i Donetskut tha se “Çdo kriminel lufte duhet të dënohet”.
Ndërkohë që Rusia vijon bombardimet e saj në Ukrainë, presidenti ukrainas, VolodyrmyZelensky ndodhet jashtë vendit.
Aktualisht ai ndodhet në një vizitë zyrtare në Gjermani.