Eksperti: Votimi elektronik u sabotua nga kompania ku Endri Hasa ishte implementues, kallëzim në SPAK

Eksperti i IT, Gentjan Progni deklaron se votimi elektronik në tre bashki si Elbasan, Kamëz dhe Vorë është sabotuar nga kompania e Endri Hasës. 

Në një postim në rrjetet sociale, eksperti hedh dyshime të forta për manipuliin e procesit. 

Ai i kërkon KQZ-së të bëjë publik raportin e penetration test të bërë tre ditë më parë, të sistemit të votimit dhe identifikimit elektronik. 

Ky sistem ra vetëm 30 minuta pasi filloi votimi mëngjesin e sotëm dhe orari i pritjes është ulur nga 3 në 2 orë me vendim të kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi. 

"Kompania qe ka pasur netëorkun, implementuesi teknik Endri Hasa dhe kompania qe ka bere penetration test do paditen ne SPAK per sabotimin e sistemit!", paralajmëron Progni. 

Postimi
Thirrje publike KQZ te beje publik raportin e penetration test te bere para 3 ditesh te sistemit te votimit dhe identifikimit elektronik! Sistemi ka rene ne oren 7:30 pa nisur akoma procesi, nderkohe PS ka kerkuar uljen e afatit te pritjes nga 3 ore ne dy dhe vendimi eshte marre nga Celibashi jo ne zbatim te ligjit! Kompania qe ka pasur networkun, implementuesi teknik Endri Hasa dhe kompania qe ka bere penetration test do paditen ne SPAK per sabotimin e sistemit!