Berisha: Banorja nga Bujani rrezikon jetën për t’i kthyer medaljen kryetarit aktual që e ka lënë në këtë gjendje urën

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka ndarë në rrjetin e tij social Facebook,një foto që tregon qartë vështirësitë që i duhen një banoreje nga Bujani i Tropojës për të shkuar në qendrën e votimit. Berisha shkruan ndër të tjera se kjo është një sakrificë për t’i kthyer medaljen kryetarit aktual që e ka lënë në këtë gjendje urën.

Postimi i plotë:

Sakrificë duke rrezikuar edhe jetën një banore nga Bujani për t’i kthyer medaljen kryetarit aktual që e ka lënë në këtë gjendje urën! #sb