Progni: Sipas KQZ-së sot kanë ardhur 400 mijë shqiptarë nga jashtë për të votuar?!
Ndërkohë që votimi është mbyllur, eksperti i IT-së, Gent Progni ka komentuar statistikat e fundit të publikuara nga KQZ.
Progni u shpreh se të dhënat e raportuara nga KQZ janë të pasakta, dhe kjo po bëhet qëllimisht pasi duan që të ulet ritmi i rebelimit nga qytetarët.
Kemi raportime nga KQZ që kanë votuar rreth 39.19% të votuesve, dhe totali i votuesve është 2.7 milionë.
Nga 39.19 % i bie që në Shqipëri kanë ardhur rreth 400 mijë shqiptarë pë të votuar.
Pra nuk qëndron si term, dhe ky informacion nuk po jepet qëllimisht i saktë sepse duan të ulin ritmin e rebelimit.
Edhe aty ku votova, kutia ishte plot por thonin që nuk ka votues.