Lufta në Ukrainë, Zelensky nderohet me çmimin më të rëndësishëm të unitetit evropian për mbrojtjen e vendit

 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është nderuar me Çmimin Ndërkombëtar Charlemagne të Aachen 2023.

Ky është çmimi më i vjetër dhe më i njohur që jepet për punën e bërë në shërbim të bashkimit evropian.

Zelenskyt dhe popullit të Ukrainës iu dha çmimi për “luftën për të mbrojtur jo vetëm sovranitetin e vendit të tyre dhe jetën e qytetarëve të tij, por edhe Evropën dhe vlerat evropiane”.