Krujë/ Qytetari rrëmben 2 fletë votimi nga KZAZ-ja dhe largohet me vrap, policia në vendngjarje

Një qytetar në Krujë, ka rrëmbyer dy fleta votimi nga një KZAZ dhe ka tentuar të largohet me vrap. Ngjarja ka ndodhur në KZAZ-në  Nr. 20, Krujë, ka kërkuar ndihmë nga Policia e Shtetit, pasi qytetari B. T. kishte marrë 2 fletë votimi nga Qendra e Votimit dhe ishte larguar.

Në përfundim të veprimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë, 44-vjeçari, banues në Tapizë, është arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

Policia ka sekuestruar 2 fletët e votimit që ky shtetas mori nga Qendra e Votimit.

Njoftimi i Policisë:

Krujë

Rreth orës 13:50, Komisioni i Qendrës së Votimit 1285/2, KZAZ Nr. 20, Krujë, ka kërkuar ndihmë nga Policia e Shtetit, pasi shtetasi B. T. kishte marrë 2 fletë votimi nga Qendra e Votimit dhe ishte larguar.

Shërbimet e Policisë kanë organizuar menjëherë punën dhe si rezultat kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariat, shtetasin B. T., i cili pasi ka marrë me vete 2 fletët e votimit (të veten dhe të nënës), ka dalë nga Qendra e Votimit, i ka dëmtuar fletët e votimit dhe i ka hedhur ato në koshin e mbeturinave.

Në përfundim të veprimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë, shtetasi B. T., 44 vjeç, banues në Tapizë, është arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

Policia ka sekuestruar 2 fletët e votimit që ky shtetas mori nga Qendra e Votimit.

Në drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.