Pjesëmarrja në votime deri në orën 16:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raporton se pjesëmarrja në votime deri në orën 16:00 në shkallë vendi ka shkuar në masën 32,19%, në rang vendi.

Duhet thënë se kjo shifër nuk është e saktë plotësisht, pasi në faqen e KQZ deri në këto momente raportohen të dhëna nga afërsisht gjysma e qendrave të votimit.

Pjesëmarrja më e madhe në votim mund të themi se ka qenë në bashkitë, Fushë Arrëz, Pustec, Kukës, Devoll, Has, teksa Vlora hyn te bashkitë ku pjesëmarrja ka qenë më e ulët.

Këtë 14 maj, qytetarët u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e bashkive si dhe anëtarët e këshillave bashkiakë për 4 vitet në vijim.