VIDEO/ Drejtori i FSDKSH-së në Durrës Flamur Gjuzi, kërcënime e presione votuesve, përplaset me Hysajn

Frika e humbjes së pritshme ka ngritur në këmbë qeverinë e Edi Ramës. Pikërisht për këtë arsye, janë angazhuar të gjithë drejtorët e administratës, duke u atashuar si vëzhgues pranë qendrave të votimit.

Një prej tyre është edhe Flamur Gjuzi drejtori i Drejtorisë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Durrës.

Ky i fundit është atashuar në qendrat e votimit në Romanat të Durrësit dhe u bën presione dhe intimidon votuesit.

Ai ka pasur edhe një përplasje me sekretaren e Marrëdhënieve me Publikun në PD, Jola Hysaj e cila ishte duke folur live në SYRI TV.

Më poshtë keni pamjet: