Për të mbrojtur veten, si e shkarkoi Rama kupolën e policisë ditën e negociatave

Policia e Shtetit ka lajmëruar ditën e sotme se ka shkarkuar kreun e Drejtorisë së Krimeve të Rënda Ardian Çipa, por burimet thonë se janë shkarkuar edhe të gjithë 12 drejtorët e policive në qarqe.

E gjithë kjo furtunë në Policinë e Shtetit ishte llogaritur që të ndodhte sot, të bëhej publike kur në Tiranë të mbërrinin dy negociatorët ndërkombëtar, David McAllister dhe Knut Fleckenshtein, dhe në momentin kur Edi Rama të futej në takim.

Gjithçka ka ecur si me përpikmëri sepse lajmi për shkarkimet doli në orën 15:00 kur sapo Rama hyri në tryezën e bisedimeve.

Kjo lëvizje është bërë që Rama të justifikohet tek ndërkombëtarët me arsyetimin se i largoi kryepolicët e akuzuar nga opozita si të lidhur me krimin. Por a do ti ecë Ramës kjo ‘hile’ në luajtur minutat e fundit përballë denoncimeve me fakte të bëra nga opozita, por edhe nga media ndërkombëtare me zë dhe figurë.

E për të mbrojtur veten Edi Rama është gati të bëjë gjithçka, siç edhe kur i ka shitur bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë në momentet kur është rrezikuar për veten e tij.

/SYRI.net